Zelensky bën thirrje për "mbylljen e qiellit" të gjithë porteve dhe aeroporteve për Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje të hënën, 28 shkurt, për një ndalim global të avionëve dhe anijeve ruse si ndëshkim për sulmin ndaj vendit të tij.

“Në 5 ditë luftë Rusia ka lëshuar 56 raketa dhe 113 raketa Cruise bëri të ditur presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që "të konsiderojë një mbyllje totale të qiellit për raketat, avionët dhe helikopterët rusë".

 "E keqja, e armatosur me raketa, bomba dhe artileri, duhet të ndalet menjëherë, të shkatërrohet ekonomikisht. Për të treguar se njerëzimi është në gjendje të mbrohet, është e nevojshme të konsiderohet një mbyllje e plotë e qiellit për raketat, avionët, helikopterët rusë" tha  Zelensky

Në thirrjen për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, ai nuk tha se kush duhet ta zbatojë atë, apo si.

Ndërkohë bisedimet e paqes të së hënës, 28 shkurt u mbajtën në sfondin e bombardimeve të vazhdueshme ruse të qyteteve të Ukrainës, shtoi ai.

Ai dënoi gjithashtu rolin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se një vend që kryen krime lufte nuk duhet të lejohet të mbajë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

"Një shtet që kryen krime kundër civilëve nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për një shtet të tillë duhet të mbyllen hyrjet në të gjitha portet, kanalet, aeroportet në botë. Një shtet i tillë nuk duhet të marrë qindra miliarda për eksportin e energjisë". Të blesh mallra ruse tani do të thotë të paguash për vrasjen e njerëzve", shtoi Zelensky.

Zelensky bën thirrje për "mbylljen e qiellit" të
Shtetet që mbyllën hapësirën ajrore për Rusinë