Rusia vë në gatishmëri të lartë forcat bërthamore, Profesori i Pragës: Po monitorohet çdo lëvizje e Putinit
Ardian Prisku profesor i Historisë Moderne të Universitetit të Karlit në Pragë në një intervistë për RTV Ora analizon situatën e konfliktit Rusi – Ukrainë.
RTV Ora: A mund të anëtarësohet Ukraina shumë shpejt në BE?
Ardian Prisku: Më duket vetëm një pohim i bërë nga presidenti i Ukrainës dhe të vetmen përgjigje e ka dhënë presidenti i Këshillit Europian i cili la të ditur se nuk ka një procedurë të përshpejtuar. Nuk besoj se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt
RTV Ora: A do të duhej një integrim i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor?
Ardian Prisku: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka tundur strukturat në BE e NATO. Kjo do të jetë një shtysë për integrimin sa më shpejt të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
RTV Ora: Kush do të jenë efektet e sanksioneve për Rusinë
Ardian Prisku:Putin nuk do kishte parashikuar që Gjermania të armatosej.
RTV Ora: Përdorimi i armëve bërthamore kërcënim real?
Ardian Prisku: Plani për të marrë shpejt Kiev nuk u materializua dhe kjo mund të shihet si një përpjekje për të sinjalizuar të gjithë shtetet. Në arsenalin bërthamor të Putin ekzistojnë rreth 3 mijë raketat dhe instancat që merren me monitorimin e raketeva janë duke survejuar çdo lëvizje.
Mes rritjes së tensioneve me Perëndimin lidhur me agresionin rus kundër Ukrainës, zoti Putin i tha të dielën, 27 shkurt 2022, ministrit rus të mbrojtjes që të vendosë forcat bërthamore në një "status të posaçëm të gatishmërisë luftarake" për shkak të “deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës”
Intervista nga gazetarja Beti Njuma.