Mjetet ushtarake ruse kanë shenjat identifikuese Z, O, V, X, A: Ja çfarë kuptimi kanë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
Por në automjetet ushtarake ruse që hynë në Ukrainë ranë në sy shenjat mbi to, për të cilat ka një shpjegim.
Z - Forcat e Armatosura të Rusisë
Z me një katror- Forcat e Armatosura të Rusisë nga Krimea
O - Ushtria e Bjellorusisë
V - Marina
H - Ushtria çeçene
A - Njësitë speciale
Kujtojmë se pushtimi rus i Ukrainëska hyrë në ditën e pestë.
Sipas informacioneve të fundit, bisedimet ruso-ukrainase do të zhvillohen mëngjesin e kësaj të hëne, 28 shkurt, në rezidencën e rajonit Gomel, në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.

