"Stop Luftës!" I gjithë stadiumi ngrihet në këmbë e solidarizohet me lojtarin ukrainas. Shikoni momentin emocionues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2022, 00:31
I gjithë stadiumi në Lisbonë u ngrit në këmbë për të përshëndetur lojtarin ukrainas, Roman Yaremchuk, kur hyri në lojë, madje edhe duke iu dhënë shiriti i kapitenit.
I gjithë grupi i tifozëve të Benficas e duatrokitën dhe valëvitën flamuj ukrainas, ndërsa disa të tjerë kishin në duar banera që bënin thirrje Stop luftës.
Këto gjeste e emocionuan tepër futbollistin ukrainas i cili mezi i mbajti lotët dhe emocionet.
???? Momento arrepiante no Estádio da Luz! ????????#EPluribusUnum pic.twitter.com/FVOiyzons4
— SL Benfica (@SLBenfica) February 27, 2022
