Britania shënon inflacionin rekord, niveli më i lartë në 30 vitet e fundit

Shkalla e inflacionit vjetor të Britanisë së Madhe arriti në 5,5%, niveli më i lartë të paktën në 30 vitet e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare të botuara nga autoritetet britanike të mërkurën, inflacioni grumbullon më shumë presion në koston e jetesës së britanikëve.

Çmimet janë rritur në mbarë botën në krahasim me vitet e kaluara, kryesisht edhe nga rritja e kostove të energjisë, ndërsa konsumatorët përballen gjithashtu edhe me kosto të lartë të ushqimeve, ndërsa ekonomitë u rihapën pas karantinave për shkak të pandemisë.

Ministri britanik i financave në një reagim ndaj inflacionit rekord tha se këto janë sfida globale.

Ndërsa inflacioni arrin në nivelin më të lartë në dekada, pagat e vonuara të punonjësve rriten, ndërsa bankat qendrore janë duke vendosur se me sa shpejtësi do të rrisin shkallën e interesit.

Banka e Anglisë përpara 1 muaji e rriti interesin e saj kryesor për të dytën herë duke synuar uljen e nivelit të inflacionit.

Banka angleze gjithashtu ka parashikuar se inflacioni vjetor i Britanisë së Madhe mund të arrijë në 7.25% në muajin prill.

Rritja e inflacionit mund të detyronte Bankën e Anglisë që të rriste normat e interesit.

Në dhjetor, kostot e huamarrjes arritën në 0,25%.