Ukrainasit vazhdojnë të largohen nga luftimet

Qytetarët ukrainas kanë vazhduar ta kalojnë kufirin në mes të Ukrainës dhe Polonisë edhe në orët e para të mëngjesit të së dielës së 27 shkurtit.

Ata po largohen nga luftimet e shkaktuara nga operacioni rus për pushtimin e Ukrainës.

Më shumë se 120 mijë ukrainas janë larguar nga shteti i tyre si pasojë e luftimeve.

Në vijim janë disa nga fotografitë që agjencia e lajmeve Reuters i sjell nga vendi i ngjarjes.