HARTA/ Cila është situata në terren? Rusia po hap rrugën për avancimin e trupave
Forcat ruse kanë rifituar kontrollin e aeroportit Hostomel, në perëndim të Kievit, i cili u sulmua nga trupat ajrore.

Forcat ruse mbërritën në rrethin Obolon të Kievit të premten, më pak se 9 km nga qendra e qytetit.
Ka pasur sulme në kryeqytet herët të shtunën, por qeveria ukrainase mbetet në kontroll dhe ka vendosur një shtetrrethim deri të hënën në mëngjes.

Rusia tani është në kontroll të plotë të pjesëve të konsiderueshme të territorit të Ukrainës. Trupat po shpërndahen në pjesë të veriut, lindjes dhe jugut, me sulme me raketa dhe artileri duke hapur rrugën për avancimin e forcave ruse.

Më shumë vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Estonia, Letonia, Sllovenia dhe Rumania sot thanë se do të bënin një lëvizje të tillë.