Rusia do të përjashtohet nga sistemi SWIFT. E vendosi Perëndimi
Përmes një deklarate të përbashkët, udhëheqësit e Komisionit Evropian si dhe Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja për Rusinë.
"Ndërsa forcat ruse lëshojnë sulmin e tyre ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, ne jemi të vendosur të vazhdojmë t'i imponojmë Rusisë kosto që do ta izolojnë më tej Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe nga ekonomitë tona," thonë ata.
Bëhet fjalë për 4 sanksione ndërkohë që paralajmëruan të marrim masa të mëtejshme për të kërkuar llogari nga Rusia për sulmin e saj ndaj Ukrainës.
1 - Një prej masave është edhe përjashtimi i bankave ruse nga sistemi SWIFT, një sistem i pagesave ndërkombëtare që do të ndodhë në ditët në vijim.
“Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe të dëmtojë aftësinë e tyre për të operuar në nivel global”, thuhet në deklarate
Një masë tjetër që pritet të vendoset është edhe një masë kufizuese që do të pengojnë Bankën Qendrore Ruse të vendosë rezervat e saj ndërkombëtare në mënyra që minojnë ndikimin e sanksioneve të këtyre shteteve.
Swift është arteria financiare globale që lejon transferimin e shpejtë të parave përtej kufijve.
2- Një tjetër masë që pritet të vendoset është edhe një masë kufizuese që do të pengojnë Bankën Qendrore Ruse të vendosë rezervat e saj ndërkombëtare në mënyra që minojnë ndikimin e sanksioneve të këtyre shteteve.
3- “Ne angazhohemi të veprojmë kundër njerëzve dhe subjekteve që lehtësojnë luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e dëmshme të qeverisë ruse”, thuhet në deklaratë.
Në mënyrë të veçantë ne angazhohemi të marrim masa për të kufizuar shitjen e shtetësisë - të ashtuquajturat pasaporta të arta - që të lejojnë rusët e pasur të lidhur me qeverinë ruse të bëhen qytetarë të shteteve tona dhe të kenë akses në sistemet tona financiare."
4- Së katërti, ne angazhohemi të hapim javën e ardhshme një grup pune transatlantik që do të sigurojë zbatimin efektiv të sanksioneve tona financiare duke identifikuar dhe ngrirë asetet e individëve dhe kompanive të sanksionuara që ekzistojnë brenda juridiksioneve tona. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ne jemi të përkushtuar të zbatojmë sanksione dhe masa të tjera financiare dhe të zbatimit ndaj zyrtarëve dhe elitave ruse të afërta me qeverinë ruse, si dhe familjeve të tyre, si dhe mundësive të tyre për të identifikuar dhe ngrirë pasuritë që ata mbajnë në juridiksionet tona.
Ne gjithashtu do të angazhojmë qeveri të tjera dhe do të punojmë për të zbuluar dhe penguar lëvizjen e përfitimeve të paligjshme dhe për t'u mohuar këtyre individëve mundësinë për të fshehur pasuritë e tyre në juridiksione anembanë botës.
Së fundi, ne do të rrisim ose koordinojmë luften kundër dezinformimit dhe formave të tjera të luftës hibride. Ne qëndrojmë me popullin ukrainas në këto orë të errët. Edhe përtej masave që po shpallim sot, ne jemi të përgatitur të marrim masa të mëtejshme për të kërkuar llogari nga Rusia për sulmin e saj ndaj Ukrainës.
