Presidentja e Komisionit Europian: Do të dëmtojnë ndjeshëm aftësinë e Putinit për të financuar luftën e tij

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se BE do të punojë për të ndaluar oligarkët rusë që të përdorin asetet e tyre financiare në tregjet evropiane.

"Të gjitha këto masa do të dëmtojnë ndjeshëm aftësinë e Putinit për të financuar luftën e tij. Ato do të kenë një ndikim gërryes në ekonomi. Putini u fut në një rrugë që synon të shkatërrojë Ukrainën, por ajo që po bën gjithashtu, në fakt po shkatërron të ardhmen e vendit të tij"

Ndër masat që njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte ngrirja e transaksioneve të Bankës Qendrore të Rusisë - kjo do ta ndalojë në mënyrë efektive Putinin, thotë ajo.

Heqja e bankave të caktuara ruse nga sistemi i mesazheve SWIFT do t'i ndalojë ata të kryejnë shumicën e transaksioneve të tyre financiare në mbarë botën dhe do të bllokojë në mënyrë efektive eksportet dhe importet ruse.

Masa e dytë kufizuese, është pengimi i Bankës Qendrore Ruse që të shfrytëzojë rezervat e saj ndërkombëtare në mënyra që “pengojnë ndikimin e sanksioneve tona”.