Lufta në Ukrainë, fillojnë sirenat e sulmit ajror në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 22:25

Sirenat e sulmit ajror kanë nisur në Kiev ndërsa qyteti po përgatitet për një natë tjetër sulmesh ruse.
Ndërkohë që Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka thënë më herët se rreth 3,500 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën deri më tani në sulmin rus në Ukrainë, duke shtuar se trupat ruse nuk po përparonin në sulmin e tyre në kryeqytetin Kiev.
“Ne po godasim armikun rreth Kievit. Armiku nuk po lëviz tani për tani”, tha Arestovych.
Video është shpërndarë nga një gazetar në qytet.
Sirens right now in Kyiv pic.twitter.com/14QDuibKOy
— Alexander Marquardt (@MarquardtA) February 26, 2022
