Hakerohen kanalet televizive ruse, Ukraina do ushtrinë IT për të vijuar luftën edhe në frontin kibernetik

Gjashtë faqe online të qeverisë ruse janë hakeruar bën të ditur Kyiv Independent.

Pjesë e saj janë dhe faqet zyrtare të Kremlinit dhe Agjencisë Rregullatore të Medias Ruse.

Gazeta citoi burimet nga agjencia shtetërore e telekomunikacionit të Ukrainës. Edhe kanalet televizive janë hakeruar për të transmetuar këngë ukrainase dhe gjendjen në të cilën ndodhet Ukraina.

Grupi i hakerëve Anonymous ka marrë përsipër sulmet, por kjo nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Ata shkruajnë se ndërmorën një sulm kibernetik kundër Rusisë me qëllim që të mbështesin Ukrainën.

Ndërkohë ministri i Transformimit Digital në Ukrainë Mykhailo Fedorov postoi një twitter ku shkruante se Kiev po krijonte dhe ushtrinë e IT për të vijuar luftën edhe në frontin kibernetik ndërsa forcat ruse vijojnë sulmin në Ukrainë

Ndërkohë Elon Musk ka thënë se satelitët Starlink të SpaceX tani janë aktivë mbi Ukrainën pas një kërkese të Ministrit të Transformimit Dixhital të Ukrainës, Mykhailo Fedorov.

Teknologjia e satelitëve mund të sigurojë internet për njerëzit që jetojnë në zona rurale ose është e vështirë të shtrihen kabllot e fibrave optike.