Rritja e çmimeve, Buxhuku: Nëse energjia do të keqmenaxhohet do kemi goditje shumë të fortë
Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, është shprehur se gjatë muajve të fundit kemi pasur një rritje të vazhdueshme të artikujve të shportës.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se në këtë rritje kanë ndikuar tre faktorë, prodhimi i ulët në vendin tonë, importi si dhe prania e oligopoleve.
Gjergj Buxhuku: Rritja e çmimeve ka filluar që nga fundi I verës të vitit 2021,për tu përshpejtuar pastaj në muajt në vijim. Gjatë gjithë këtyre muajve kemi pasur rritjet vazhdueshme të të gjithë artikujve të shportës.
Me këtë rritje kemi të bëjmë me 3 faktorë bazë, e para është për faktin se edhe prodhimi në vend është relativisht i ulët, dominojnë në importet, së dyti kemi rritjet masive të artikujve bazë siç janë karburantet dhe gruri. Dhe e treta është fakti se ekonomia shqiptare është një ekonomi që karakterizohet në të gjitha tregjet strategjike nga prania e monopoleve,oligopoleve dhe karteleve që i shtojnë kësaj rritje pjesën tjetër të çmimit që rëndojnë mbi qytetarët.
Ndër të tjera ai tha se nëse këtë vit nuk menaxhohet energjia elektrike vendi ynë do të marrë një goditje shumë të fortë.
Gjergj Buxhuku: Nëse çmimet e karburanteve të rriten pa ndalim, nëse çmimi i energjisë elektrike do vijojnë rritjet e produkteve. Urojmë që në këtë vit të mos kemi keqmenaxhim të energjisë elektrike sikur vitin 2021, sepse përndryshe do të ishte një goditje tjetër shumë e fortë.
Nëse çmimet vazhdojnë të rriten të gjithë sektorët preken.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
