Në botën e fëmijëve të talentuar, njihuni me 12 vjeçaren që ka lexuar rreth 400 libra

Rajna dhe Nives Bilbili të ftuara në emisionin ”Jeto me Orën” na treguan për talentin e tyre në violinë. Një tjetër vajzë e talentuar ishte edhe Uendi Muço e cila na tregoi për pasionin e saj për leximin. 

Me anë të violinës ato shprehin të gjithë shpirtin e tyre artistik, ndërsa Uendi vogëlushja 12 vjeçare ka lexuar rreth 400 libra një vajzë e cila është një shembull për të gjithë moshatarët e saj.

Rajna Bilbili na tregoi se rreth pesë orë në ditë ajo ushtrohet me violinë. Motrat violiniste janë shumë të lidhura më njëra tjetrën. Ato ndjekin dhe kurse për violinën në mënyrë që të kenë performanca sa më të mira për të shpalosur talentin e tyre.

Uendi Muço ka filluar që të lexojë që kur ajo ishte në klasën e parë. Ajo kalon shumë kohë mbi libra, të cilët kanë një rëndësi shumë të veçantë në jetën e Uendit.

Shtysa e saj më e madhe për ta orientuar Uendin drejt leximit ka qenë mamaja dhe mësuesit e saj. Librat e preferuar të Uendit janë ato me fantazi, librat klasikë etj. Dëshira më e madh e Rajnës ishte që të bëhet një violiniste me famë botërore. Ndërsa pasioni i Uendit është teknologjia. Emisioni “Jeto me Orën” u mbyll me një performancë të motrave violiniste.