Tanket ruse në Kharkhiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë. Ministri: Po sulmohemi nga shumë drejtime. Shikoni Harten

Ka raportime të cilat janë të konfirmuara edhe nga zyrtarët e Ukrainës se tanket ruse janë tashmë në Kharkiv, qytetin më të madh të Ukrainës bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Po kështu shpërthime janë dëgjuar edhe në Kramatorsk në rajonin e Donetsk një nga dy territoret lindore të Ukrainës të pretenduara nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.

Shpërthimet janë në disa qytete, përfshi dhe Kievin ku ka të vdekur dhe viktima.

Një këshilltar I presidentit tha se janë vrarë të paktën 40 ushtarë ukrainas të vrarë dhe 10 civilë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës shkroi në Twitter se vendi i tij po përballej me "një sulm në shkallë të plotë nga drejtime të shumta", por "vazhdon të mbrohet" nga pushtimi rus.

Tanket ruse në Kharkhiv, qyteti i dytë më i madh në
Harta ku po ndodhin sulmet sipas New York Times

 

 

Tanket ruse në Kharkhiv, qyteti i dytë më i madh në