Ukraina thotë që ka vrarë rreth 50 ushtarë rusë

Ushtria e Ukrainës thotë se rreth 50 forca ruse janë vrarë dhe gjashtë avionë luftarakë janë shkatërruar në mes të luftimeve në lindje të vendit.

Më herët, ministria e Brendshme ukrainase njoftoi se 7 ushtarë ukrainas kishin mbetur të vrarë  dhe se 15 të tjerë u plagosën.

"Mjetet e mbrojtjes ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës janë goditur", citoi agjencia e lajmeve Interfax ministrinë ukrainase.

Zhurmat e shpërthimeve në kryeqytetin e Ukrainës  dhe sirenat ajrore të ndezura kanë nxitur banorët e qytetit të largohen nga vendi për siguri.

Ukraina thotë që ka vrarë rreth 50 ushtarë rusë