"Sulmet vijnë nga çdo drejtim", Policia ukrainase: Shtatë ushtarë të vdekur pas bombardimeve ruse, 11 persona të zhdukur

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se shtatë ushtarë të saj u vranë nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse dhe se 15 të tjerë u plagosën.

"Mjetet e mbrojtjes ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës janë goditur", citoi agjencia e lajmeve Interfax ministrinë ukrainase.

Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa vrau gjashtë persona.

Nëntëmbëdhjetë persona janë gjithashtu të zhdukur.

Një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit, shtuan ata.

Sulmi i Rusisë duket se vjen nga çdo drejtim

Ukraina thotë se automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në vend nëpërmjet hyrjeve të ndryshme duke përfshirë nga Bjellorusia në veri dhe Krimea në jug.

Kalime të tjera janë bërë në lindje, në rajonin e Kharkhiv dhe Luhansk. Sipas shërbimit kufitar të Ukrainës, Rusia hapi zjarr me artileri përpara se të dërgonte automjete ushtarake.

Provat e deritanishme sugjerojnë se sulmi vjen nga çdo drejtim.