Momenti kur tanket ruse hyjnë në Ukrainë, VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2022, 10:06
Forcat ruse kanë filluar një sulm në Ukrainë. Në një video duken tanket ruse që hyjnë në Ukrainë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Ofensiva që Rusia e quajti një "operacion special ushtarak" erdhi ndërsa liderët botërorë u përpoqën të shmangnin katastrofën me një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mes paralajmërimeve se një pushtim i mundshëm mund të fillonte luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945.
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se shtatë ushtarë të saj u vranë nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse dhe se 15 të tjerë u plagosën.