Rusia pretendon se sulmet ajrore nuk kanë në shënjestër qytetet e Ukrainës

Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar se sulmet e saj ajrore në Ukrainë nuk kanë në shënjestër qytetet e vendit dhe nuk përbëjnë kërcënim për civilët, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Ukraina tha më herët se të paktën 7 persona ishin vrarë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse.

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin rus. Shefi i politikës së jashtme tha  se BE do të vendosë paketën më të ashpër të sanksioneve të zbatuara ndonjëherë ndaj Rusisë.

“Bashkimi Evropian do të përgjigjet në mënyrat më të forta të mundshme…(udhëheqësit e BE-së) do të miratojnë një paketë më të fortë, paketën më të ashpër të sanksioneve që kemi zbatuar ndonjëherë”, u tha Josep Borrell gazetarëve në Bruksel.

Rusia pezullon transportin në detin Azov

Ndëkohëë Rusia ka pezulluar lëvizjen e anijeve tregtare në detin Azovb deri në një njoftim të dytë, ka cituar agjencia e lajmeve Interfax.

Ukraina dhe Rusia kanë të dyja porte në Detin Azov, duke përfshirë portin kryesor të Ukrainës, Mariupol, ndërsa Rusia kontrollon grykën e detit në ngushticën e Kerçit.