BE përgatit saksione të ashpra për Rusinë, Von der Leyen: Do ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregjet europiane

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen premtoi se do të "dobësojë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t'u modernizuar" pas "sulmit barbar" të Moskës kundër Ukrainës.

“Ne do të ngrijmë asetet ruse në Bashkimin Evropian dhe do të ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregjet financiare evropiane”, u tha Von der Leyen gazetarëve të enjten, 24 shkurt 2022.

“Ne e dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentet cinike që po përdoren për ta justifikuar atë.”

Sanksionet "më të ashpra"

Von der Leyen tha se do të paraqesë sanksione "masive dhe strategjike" kundër Rusisë për miratim më vonë sot.

“Këto sanksione kanë synim të shkaktojnë dëme të rënda mbi interesat e Kremlinit dhe aftësinë e tyre për të financuar luftën. Dhe ne e dimë se miliona rusë nuk duan luftë”, tha ajo.

“Ne nuk do të lejojmë që presidenti Vladimir Putin të zëvendësojë sundimin e ligjit, me sundimin e forcës dhe pamëshirshmërisë,” tha ajo, “Ukraina do të mbizotërojë.