"Shqiptarët nuk e kanë hak këtë qeverisje", Basha: E vërteta për incineratorët po del në shesh

Ndërsa prezantoi kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit në Dibër, kryedemokrati Lulzim Basha nuk la pas as zhvillimet politike në Tiranë.

Sipas Bashës, komisioni hetimor i ngritur me kërkesë të PD, po vërteton se afera e incineratorëve është një nga aferat më korruptive në vend.

E vërteta vonon, por nuk harron, tha Basha, ndërsa theksoi se së shpejti drejtësia do të fillojë të veprojë, sepse shqiptarët nuk e kanë hak këtë keqqeverisje.

Basha: E vërteta vonon por nuk harron, njësoj si drejtësia. Ndaj jam i bindur se në këtë dritë të së vërtetës që po djeg gënjeshtrat dhe mashtrimet nuk do ta ketë të lehtë shkaktari i varfërisë i atij që para 8 vitesh erdhi në pushtet me premtime të jashtëzakonshme, por sot është një histori, kryeministri i një qeverie më hajdute.

Siç po vërteton komisioni i inceneratorëve, por që është vetëm një nga aferat korruptive që janë marrë paratë e qytetarëve shqiptarëve për të pasuruar një grusht njerëzish. Sot e vërteta po del në shesh, jo vetëm sepse dielli lindi, por ishte PD dhe demokratet, të cilat e bënë të mundur daljen në pah të së vërtetës.

Së shpejti drejtësia do të fillojë të veprojë, sepse shqiptarët nuk e kanë hak këtë keqqeverisje. Nuk vjen prej tyre, vjen prej një bande  në krye të qeverisë. Meritojnë diçka më të mirë. Dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja.