“Nuk i njoh” Këlliçi kap “mat” Ramën me video: Zoto e Gugallja 3 metra pas jush tek incineratori i Elbasanit

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i ka nxjerrë një video kryeministrit Rama në komisionin hetimor për incineratorët, e regjistruar në vitin 2017 ku ai ka qenë në Elbasan së bashku me Klodian Zoton dhe Stela Gugalljen.

Ndërkohë kryeministri Rama është përgjigjur se nuk i njeh të gjithë njerëzit që janë 3 metra pas tij, edhe pse vizita e tij ishte pikërisht në incineratorin e Elbasanit pikërisht në biznesin e Zotos dhe Gugalljes.

Këlliçi: Ju thoni se këta perona nuk i njihni, ndërsa në viziton tuaj në prill 2017, si pronarët të incineratorit të Elbasanit ata ju kanë shoqëruar gjatë vizitës tuaj. Pra, pronarët e kompanisë ju shoqërojnë ju. Si e shpjegoni këtë se thatë se nuk i njihnit fare kur janë 3 metra larg jush.

Rama: Nëse ti i njeh të gjithë njerëzit që ke pasur 3 metra vetes, unë nuk e kam këtë aftësi.

Këlliçi: Po ti ke shkuar te biznesi i tyre.

Rama: Kam shkuar dhe ka njerëz me të cilët kam folur dhe ua kam dëgjuar emrin, ose që më kanë ndenjur pas. Edhe mund t’i njihja. Nuk ka rëndësi se kush është ai që ulet me mua për punë të caktuara. Vendimmarrjet e mia bazohen se kush jam unë, qofshin këta politikanë apo biznesmenë. Unë vendos duke pasur parasysh vetëm emri.