Alarmi: 23 tonë mallra të rrezikshme në tragetin në flakë, ndizen polemikat mes Greqisë e Italisë

Një tragjedi njerëzore e ambientale janë pasojat e tragetit italian i cili mori flakë natën e 18 shkurtit 2022 kaq pranë brigjeve greke e përballë brigjeve shqiptare.

Mbi 72 orë nga kjo tragjedi, bilanci i fundit njerëzor raporton 10 udhëtarë ende në kërkim e 1 viktimë.

Viktima e karbonizuar u gjet në pjesën e pasme të një furgoni më stivën e tragetit Euroferry Olympia i cili u përfshi nga flakët natën duke e gdhirë dita e premte 18 shkurt 2022, e që ende digjet.

Ndërsa rreth 800 metra kub karburant e 23 tonë mallra të rrezikshme janë risku i një ndotje të madhe ambientale, raporton Ora News.

Pak orë më parë në portin e Brindizit kanë mbërritur nga Korfuzi pasegjerët italianë , shumica e të cilëve autotranpsortatorë.

"Menduam se do vdisnim, kemi humbur gjithçka, furgonat tonë janë shkrumbëzuar. Kemi humbur punën e nuk dimë se c'do ndodh me ne. Disa nga kolegët tanë tentuan të shkojnë tek automjetet për të rekuperuar paratë, dokumentet, patentat", rrëfehen ata e ndoshta ky është dhe shkaku që disa prej tyre ende nuk janë gjetur.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit, kjo ngjarej tragjike ka ndezuar polemikat mes Greqisë e Italisë.

Sindikata greke e autotransportatorëve profesionisët, Seofe, akuzon kompaninë  Grimaldi Lines për overbooking personash në bord e se disa prej kamionistëve kanë qënë të detyrurar të qëndrojnë në garazhdin e automjeteve të tyre.

Në një notë zyrtare kompania italiane e udhëtimeve detare shkruan se "sistemi i tyre elektronik i prenotimit të mallrave e pasegjerëve, nuk lejon asnjë overbooking e në udhëtimin e Euroferry Olympia, vetëm 42% e kapaciteti ishte prenotuar. Në sistemin e tyre, 77 kabinat e tragetit, baraz me 308 krevate e 409 kolltuqe të anijes, të adoptueshme për t'u shtrirë, mund të strehonin në mënyrë komode 239 udhëtarët, 159 prej të cilëve ishin autotransportatorë e për një udhëtim 9 orësh e jo 25 orësh."

"159 pasegjerët italianë, replikon kompania italiane, ishin sistemuar në kabina si dhe 26 pasegjerë të tjerë të tragetit."

Kompania detare e udhëtimeve infomon gjithashtu se të gjithë pasegjerëve i është ndaluar zbritja në garazhdin e tragetit e nëse dikush nga udhëtatër e ka bërë kjo përbën një shkepje të rëndë të normativave ndërkombëtare të lundrimit e të kompanisë së tyre.

Gjithshtu ajo ka hedhur poshtë dhe akzuat greke mbi kushtet teknike të anijes e aludinin se ky traget nuk mund të transportonte dhe pasgjerë por vetëm autotransportatorë me mjetet e tyre që mund kenë dhe mallra të rrezikshme.

"Janë absolutisht false, pasi anija është e certifikuar të transportoj si pasegjerë dhe mallra, përfshirë dhe ngarkesat e klasifikuar IMO (mallra të rrezikshme).

Ndërsa kushtet teknike, sipas kompanisë italiane janë certifikuar nga autoritetet greke më datë 16 shkurt në portin e Igumenicsë, pas një kontrolli të Port State Control .

Ndërkohë anija e djegur kaq pranë brigjeve greke e shqiptare, përbën një alarm ambiental.

Në bordin e tragetit janë 800 metra kub karburant e 23 tonë mallra të rrezikshme.

Pas një verifikimi nga ajri i Rojes bregdetare italiane, është verifikuar risku i një derdhje të mundshme e tyre.

Ministri italian i Transacionit Ekologjik ka shpjeguar se "po tentojnë të vënë në siguri tragetit për të evituar derdhjen e karburantit e të mallrave në det,"

Ministria Italiane e Tranzicionit Ekologjik ka ofruar mbështetjen autoriteteve të huaja e ka vënë në dizpozicion anijen antidotje Castalia e cila është nisur nga porti i Barit. 

Gjithashtu anija Diciotti e Rojës Bregdetare Italiane, ndodhet në vendngjarje së bashku me pasije antidotje e një ekip teknik, i përbërë nga ekspertë të Institutit Kombëtar Italian për Mbrojtjen e Ambientit e dy Oficerë të Repartit të të Mbrojtjes Detare.