Trump fillon hakmarrjen mediatike

Platforma e medias sociale ‘Truth Social’ e ish-presidentit Donald Trump u hap të hënën për një gamë të gjerë përdoruesish në Shtetet e Bashkuara.

Si fillim media sociale do të jetë e aksesueshme vetëm përmes APP Store, ndërsa deri në fund të marsit pritet që të jetë plotësisht funksionale.

Platforma është e ngjashme me Twitter në funksionalitet, por sipas idesë së Trump Truth Social do të jetë e lirë nga diskriminimi politik dhe censura.

Kujtojmë që Twitter, Facebook dhe YouTube bllokuan llogarinë e ish-presidentit pas pretendimeve se Trump nxiti trazirat e 6 janarit 2021 në selinë e Kapitolit.

Drejtuesi i Truth Social, Devin Nunes premtoi se nuk kjo media nuk do t’u tregojë njerëzve se çfarë të mendojnë apo të vendosin dhe se nuk kishin ndërmend të përjashtonin njeri për mendime politike të ndryshme, njësoj siç bëri Twitter dhe Facebook vitin

Media e Trump synon të ketë audiencë konservatore duke qenë se qasja e tyre në mediat sociale aktuale është e kufizuar.

Kujtojmë që pak ditë pasi Trump u bllokua nga Twitter platforma humbi të paktën 5 miliardë dollarë për shkak të faqes aktive të ish-presidentit, i cili kishte 88 milionë ndjekës.