A ka folur mjaftueshëm në BBV që publiku ta njohë? Elhaid Cufi tregon ekskluzivisht për Why?Not

Elhaid Cufi, poeti që për shumë vite i ka shkruar dashurisë, së fundmi ishte pjesë e Big Brother Vip Albania. I ftuar në Why?Not, poeti tregoi se një arsyet që mori pjesë ishte fakti që publiku ta njihte edhe me fytyrë, jo vetëm nëpërmjet shkrimeve.

Por a foli poeti mjaftueshëm brenda shtëpisë që publiku ta njihte?

Elhaid Cufi: Njeri i qetë, unë kam folur, por kam folur aq sa e kam ndjerë të nevojshme të flas. Mos të kisha folur të gjithë banorët që kanë dalë nuk besoj se do më kishin shkruar do takohemi sepse s'do më kishin njohur, s'do kishin pasur se si të më njohin. Ndoshta ato që unë kam folur nuk kanë krijuar polemika jashtë dhe njerëzit nuk i kanë marrë vesh.