Hyri me biçikletë në studion e Why?Not, Elhaid Cufi tregon cila është arsyeja

Poet i ri në moshë, por jo në punën e tij Elhaid Cufi ishte i ftuari i mbrëmjes në studion e Why?Not në RTV Ora.

Ai rrëfeu ekskluzivisht për moderatoren Roza Lati për librat e tij dhe pasionin për të shkruar. Por ajo që ra në sy ishte hyrja e veçantë e Elhaidit, i cili kishte zgjedhur biçikletën për t'iu bashkuar studios.

I pyetur nga moderatorja pse zgjodhi këtë mënyrë të veçantë, Cufi u përgjigj me një batutë: Mos duhet ta lidh se ma kanë vjedhur një herë një biçikletë.

Më pas ai shtoi: Aq sa ka shkuar parkingu në Tiranë, sa kam dëgjuar se ne vijmë nga qyteti i biçikletave dhe prandaj erdha me biçikletë. Kam dëgjuar se në Tiranë parkingu është më shtrenjtë se të blesh një mjet. Një ndër arsyet e tjera që erdha me biçikletë është edhe çmimi i naftës. Siç është duke ikur sipër, do kthehemi të gjithë te biçikleta sërish. Plus njeri i letrave dhe dashurisë jam e me biçikletë sillem rrugëve të qytetit dhe shijoj stinët.