"Ju përmbys bota?" Ju tregojmë mënyrat si të tejkaloni ndarjen me partnerin

Një ndarje ndonjëherë duket sikur bota juaj po merr fund. Automatikisht rutina juaj ndryshon dhe pos kësaj ju duhet të përshtateni me një realitet tjetër.

Ju mund të ndjeni emocione të forta si trishtim, zemërim, konfuzion e shumë të tjera.

Këtu do të gjeni disa mënyra efektive se si mund ta përballoni.

-Jepini përparësi gjumit

Sigurohuni që të keni një gjumë çlodhës që të jeni energjik për ditën tjetër. Kjo do ju ndihmojë që të qetësoheni dhe mendërisht.

-Bëni një listë të asaj që është thelbësore dhe fokusohuni që ato të jenë parimet tuaja.

-Shprehuni tek personi më i besuar që keni kështu nuk do të keni emocione të akumuluara.

-Nëse nuk jeni në formë që të shkoni në punë, merrni disa ditë pushimi dhe kushtojani plotësisht vetes tuaj.

-Fokusohuni tek shëndeti duke krijuar një rutinë të re si në të ushqyer po ashtu duke shtuar aktivitet fizik.