Muka: Pandemia e nxori zbuluar shëndetësinë, qeveria interesohet për bojë e propagandë

Mjeku Taulant Muka i ftuar në RTV Ora u shpreh se vendi tonë pandemia na kushtoi shumë jetë, duke thënë se qeveria ka mendjen te boja nga jashtë e shëndetësisë.

Sipas tij, vendi ynë nuk investime në shëndetësi, nuk ka ndërtime spitalesh, por ka propagandë, pasi realiteti është shumë ndryshe.

Muka: Pandemia na kushtoi shumë jetë. Ne nuk kemi kulturën perëndimore të evidencës shkencore, por e kemi mendjen që të ngjyrosim ato muret nga jashtë. Sigurisht që korrupsioni ngelet një problem shqetësues në vendin tonë dhe një gjë të tillë e kemi dëshmuar. Ne nuk kemi bërë investime në shëndetësi, nuk kemi ndërtime spitalesh, por vetëm bojë. Ne kemi pretenduar se kemi një shëndetësi falas, por sipas këtij raporti është shumë e kushtueshme.

Pandemia na nxori zbuluar në shumë aspekte. Ne trajtojmë pacientët Covid në tiranë. Pra duhet të vish nga Puka në Tiranë. Pse? Ku është kjo shëndetësia e propaganduar që rilindi? Pse duhet të vijnë ata nga rrethet, kur mund të trajtohen në spitalet rajonale. Kjo na bën që të largohemi nga propaganda. Çmimet e ilaçeve janë shumë të larta dhe jepen medikamente që nuk janë fare të rekomandueshme, që përkeqësojnë shëndetin e qytetarëve.

Muka shtoi se Shqipëria në vendin 2022 ka vetëm një qendër spitale të specializuar sikurse është QSUT-ja dhe përballet me mungesë mjekësh. 

Muka: Shqipëria në vendin 2022 ka vetëm një qendër spitale të specializuar sikurse është QSUT-ja. Ne po përballemi me mungesë specialistësh dhe largime mjekësh. Sigurisht që rrogat e tyre janë shumë të ulta dhe prandaj do të lindë korrupsioni. Shumë shërbime ia kemi lënë privatit dhe e godasim shtetërorin. Sot ne testohemi te privati dhe duhet të paguash lekë.