"Kujt i thua kokë e meduzës, ti o i pakallur!" Rama në SHBA, Spiropali në Kuvend e mbron me patos kur e sulmon Berisha

E ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet e parlamentit ka qenë avokatja e tij.

Elisa Spiropali nga karrigia e saj iu drejtua me një fjalor emocional duke e mbrojtur Edi Ramën.  

“Që kur është kthyer në parlament kjo hije e së shkuarës, damkë e Shqipërisë, duket sikur edhe ata në botën e përtejme kanë deputetin e tyre.

Kujt i thua hajn ti, që je shpallur hajn botërisht. Kujt I thua kokë e meduzës, ti o i pakallur . Ti që nga SHBA ke marrë damkën përfundimtare. Ik në shtëpi o Sali se nuk ka më agim për ty. Shijo perëndimin e diellit. Të dha Shqipëria gjithçka dhe I le vetëm turpin që nuk do të të ndahet kurrë.”

Megjithëse Berisha në fjalën e tij nuk iu drejtua fare Spiropalit, kryetarja e Kuvendit i dha fjalën ministres së shtetit për replikë, duke thënë se Berisha i ishte drejtuar asaj.

Kjo ngjalli dhe reagim të deputetit të Komisionit të Rithemelimit të PD-së të reagojë nga karrigia e tij.