Vrasja e Eglantinës nga babai dhe vëllai, gjykata i dënon me 50 vite burgim
Gjykata e Tiranës vendosi dënimin me nga 25 vjet heqje lirie ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Eglantina Bucit në vitin 2012.
Trupa gjykuese deklaroi në përfundim të procesit në shkallën e parë se Faik dhe Shkelzen Buci, përkatësisht babai dhe vëllai i Eglantina Bucit, janë fajtorë për ngjarjen e rëndë.
Togat e zeza në vendimin e tyre lanë në fuqi masën e dënimit të kërkuar më herët nga prokuroria e Tiranës për këtë çështje.
Kontaktin e fundit me familjen viktima e ngjarjes Eglantina Buci e ka pasur në vitet 2009-2010.
Nga ajo kohë, e reja rezultonte e zhdukur deri në vitin 2020 kur pjesë të trupit të saj u gjetën në Malin me Gropa dhe më pas, analiza e ADN-së identifikoi viktimën.
Policia dhe prokuroria siguruan edhe dëshminë e një personi me dijeni për ngjarjen që tregoi se vrasja ishte kryer nga babai dhe vëllai i Eglantinës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin pasur në familje.

