Shkolla me tym, nxënës e mësues jashtë. Kaldaja shkakton panik te "Jan Kukuzeli"në Durrës

Një defekt në kaldajën e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës shkaktoi panik te nxënësit.

Disa klasa u mbushën me tym ndërsa të gjithë nxituan që të dalin nga godina prej frikës së shpërthimit të flakëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 ndërsa paraprakisht mësohet se shkak ka qenë mosdjegia mirë e peletit, duke bërë që të dilte tym nga kaldajat.

Prindërit shkuan në shkollë pas njoftimit të mësuesve kujdestarë.

"Jam një prind që kam dy fëmijë, u njoftova nga mësuesja kujdestare që ka një problem me kaldajën."

Aty mbërriti edhe grupi i zjarrfikësve, ndërsa konstatimi i tyre se nuk përbënte asnjë rrezik, ka bërë që mësimi të rifillojë normalisht.

Shkolla e muzikës “Jan Kukuzeli” është rindërtuar në fud të vitit 2019.

Vetë kryeministri Edi Rama tha asokohe se ajo është kthyer në një hapësirë mësimi të standardeve europiane.