Berisha thirrje për protesta të fuqishme: Vjedhja e tyre ka kufi vetëm qielli. Pas incineratorëve Rama me Bravën duan të plaçkisin portin e Durrësit
Afera e incineratorëve duhet të mobilizojë qytetarët në protesta masive kundër korrupsionit qeveritar. Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Metën, duke kërkuar që drejtësia të hetojë votimin e parlamentit për shkarkimin e presidentit. Berisha akuzoi edhe Lulzim Bashën se nuk po mbështet banorët e 5 Majit dhe Laprakës të cilëve bashkia e Tiranës po u shemb shtëpitë.
Ish kryeministri Sali Berisha denoncon se po bëhen përpjekje për të mbuluar aferën e incineratorëve.
Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se vjedhja e qeveritarëve nuk ka kufi dhe I bën thirrje qytetarëve për protesta të fuqishme pasi po përpiqen të vjedhin edhe portin e Durrësit.
Sali Berisha: "Janë dy hetime, një I komisionit parlamentar dhe një I SKRAP ju sjellin ju konfuzion, me Gugale e Stërgugale, Zoto e Mërtir dhe këtu gjithçka bëhet për të mbuluar hajdutët e vërtetë. Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës, nën nxitjen e fuqishme të don Agaçios. Ai u ka dhuruar edhe 30 ha tokë shqiptare të tjerëve. Kjo aferë është mostruoze dhe do të zgjidhet nga vetëm qytetarë.
U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të përgatiten për protesta të fuqishme për të shpartalluar këtë vello të zezë korrupsioni dhe përpjekje djallëzore për të mbuluar këtë aferë më të madhen të zbuluar gjeri tani por është jo më shumë se 1/10 e aferës së portit të Durrësit. Edi Rama kësaj here në bashkëpunim me Lulzim Bravën kanë stisur plaçkitjen e grabitjen e 810 mijë metra katrorë. Po lënë Shqipërinë pa porte, Vlorën, Durrësin. Shëngjinin e shndërruan në portin Luca ndërkohë kërkohet të mbushen kontejnerët me miliarda euro me tokë publike. Vjedhja e tyre ka kufi vetëm qiellin, ndaj u bëj thirrje qytetarëve të përgatiten pr protesta të fuqishme:”
Berisha kujton dhe historinë që i ka treguar një mik i tij ambassador i SHBA në OSBE
Sali Berisha: “Gugallja e Zoto janë ushtarë në këtë aferë të tmerrshme që nuk ekziston për kreun e meduzës. Oreksi vjen duke ngrënë. U krijua mekanizmi. Qeveritarët përvetësuan 13 milionë me djegësin e Elbasanit. Të njëjtën gjë bënë edhe me Fierin”
Nga klientët e mi që kishin vjedhur 1 miliardë, nuk ishte asnjë prej tyre që nuk donte të vidhte miliardin e dytë. Oreksi vjen duke ngrënë. I njëjti mekanizëm me djegësin e Tiranës. Lal plehu lëshohet si lukuni. Arben Ahmetaj pasi kishte mbushur valixhet me dy djegësit e parë tërhiqet se e kupton se kishte kaluar çdo normë dhe vjedhja kishte marrë përmasa të mëdha.
Berisha thotë se qeveritarët kanë marrë të paktën 65 milionë euro nga këto afera
Sali Berisha: "E vërteta është që me djegësin e Tiranës qeveritarët ndanë të paktën minimum 65 milionë euro ndërsa ju përmendi biletat e Zotos e Gugalles. Ato janë thërrime nga ato që kanë vjedhur qeveritarët.”
Berisha: Kushtetuesja të hetojë vendimin e Parlamentit për Metën
Jashtë Kuvendit, ish-kryeministri nuk la pa komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos e shkarkuar Metën.
Berisha shkoi më tej, duke kërkuar prej këtij organi hetime për vendimin e padrejtë, sipas tij, të parlamentit për shkarkimin e Kreut të Shtetit.
Salli Berisha ju përgjigj edhe kërkesës së protestuesve të 5 Majit e Laprakës që po u shemben banesat nga projekti i rindërtimit apo i Unazës së Madhe në Tiranë.
Jashtë sallës së Kuvendit, ai shprehu edhe jë herë mbështetje ndaj qytetarëve dhe akuzoi Lulzim Bashën se nuk po qëndron krah shqetësimit të tyre.
