U kap me pasaportë false, arrestohet në Kakavijë 26-vjeçari kosovar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2022, 08:19
Një 26-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi u kap me pasaportë të falsifikuar.
Në pranga ka rënë shtetasi Vijon.R. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta.
"Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. R., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë".
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

