Moti i kthjellët deri në mesditë, parashikimi për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2022, 08:34
Vendi ynë paraqitet në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët deri pasdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Lëreni Ukrainën, por shikoni Kosovën!
17 Shkurt, 08:24
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mesdita ruan të njëjtat vlera termike duke u luhatur nga 0°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

