As Ukraina, as çmimi i naftës apo ndarja e Beatrix…I moshuari: Bravo Kushtetueses që vendosi drejtësi

Enki me rubrikën e saj Vox Pop në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora godet sërish me pyetjet e saj provokuese.

Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

-Lufta Rusi-Ukrainë

-Ndarja Donald- Beatrix

-Rritja e çmimit të naftës

Lexoni disa nga përgjigjet më pikante të qytetarëve.

"Lufta, lufta. Edhe rritja e naftës. Beatrix do ndahet prapë për së dyti."

"Shqiptarët i shqetëson varfëria në kulm që është ulur këmbëkryq, rinia po ikën, Shqipëria po shkatërrohet. Qeveria nuk di të drejtojë.Populli ka shumë faj po ka frikë se hakmerren. Bravo Gjykata Kushtetuese që vendosi, duhet drejtësi. Këta punojnë për vete."

"Lufta në Ukrainë. Mua nuk më shqetëson asgjë. Çmimi i naftës është rritur pak. Për ndarjen e Donaldit me Beatrix u shqetësuam pak."

"Rritja e naftës."

"Rritja e çmimeve."