Vendimi për Metën, Berisha: Kushtetuesja nuk dënoi Kuvendin për vendimin antidemokratik dhe falsifikim

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Kushtetueses për rrëzimin e kërkesës së kuvendit për shkarkimin e presidentit Meta.

Sipas tij, Kushtetuesja, e varur nga politika, dështoi të çojë deri në fund misionin e saj për të dënuar parlamentin për vendimin antidemokratik dhe falsifimin e dokumenteve.

Berisha: Gjykata Kushtetuese humbi rastin e madh të dënonte parlamentin për vendimin e tij me të cilin synonte rikthimin e censurës në Shqipëri duke filluar nga kryetari i shtetit. Gjykata Kushtetuese në vendimin kryesor duhet të kishte vetëm një pikë, të dënojë parlamentin për vendimin e tij antidemokratik, antikushtetues, antiligjor.

Sikundër gjykata Kushtetuese duke treguar varësinë e tmerrshme nga politika nuk dënoi aktin e falsifikimit që parlamenti u bëri vendimeve të tij vetëm për ti vendosur me falsifikim në prcedurë dhe kohë.Ky është komenti.

Nuk kam pasur kurrë dyshimin më të vogël se aty ka pasur krim kushtetues në qëndrimet e presidentit apo ka pasur shkelje serioze të Kushtetuës. Përkundrazi, shkelje flagrante të Kushtetutës ka bërë parlamenti, shkelje flagrante të Kushtetutës ka bërë dhe bën Edi Rama i cili kërkon të marrë të gjitha pushtetet në këtë vend, përfshirë atë të Presidentit.