Meta nuk u shkarkua, Presidenca nuk priste surpriza: Madje kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2022, 23:37
Për presidencën vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritur, madje nuk kishte asnjë surprizë. Të paktën kështu komenton zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi përmes një postimi në facebook pak minuta pasi u mësua vendimi.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi të shfuqizojë vendimin e Kuvendit “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Në vendim Gjykata rendit faktet dhe thotë se presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje dhe as shkelje të rëndë të Kushtetutës.
“ZERO SURPRIZË për Presidencën!
Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar!” shkruan Blushi.
