Kokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptaro-italian që vepronte në gjithë veriun e Italisë

Policia italiane e shtetit ka shkatërruar një grup trafikantësh shqiptaro-italianë me veprim në veri të Italisë. 

Me urdhër të Prokurorisë së Breshës janë ekzekutuar 20 urdhëra ndalimi, 15 prej të cilëve me arrest në burg e 5 të tjerë me arrest shtëpiak. 

Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2019 pas zbardhjes së një kanali furnizimi me drogë në komunën Pioltello në provincën e Milanos, nga trafikantë shqiptarë banues në komuna të ndryshme të provincës së Breshës. 

Hetimet investigative kanë vërtetuar se ky grup kriminal ishte i aftë të furnizonte me drogë, kryesisht heroinë e kokainë, grupe trafikantësh me veprim në zonën veriore e qëndrore të territorit italian.

 Gjithashtu për kontrollin e tregjeve të drogës përdornin dhunë e armë ndaj grupeve rivale. 

Operacioni antidrogë ka çuar në kapjen e 14 kg heroinë, 1.4 kg kokainë, 100 kg substancë përzierëse për përgatitjen e drogës e 17 mijë euro cash. 

Të shumta kanë qënë dhe kontrollet policore në banesat e të arrestuarve ku u kapën 700 gram kokainë e u sekuestruan 74 mijë euro. 

Ndaj 20 të arrestuarve rëndon akuza e trafikut të drogës me metoda mafioze e përdorim armësh. 

Në operacion morën pjesë trupa policore nga repartet antidrogë të Bergamos, Brescia, Bolzano, Novara, Rimini, Varese e Reparti i Parandalimiy të Krimit të Lombardisë.

Kokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëveKokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëveKokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëveKokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëve

Kokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëveKokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëveKokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëveKokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëve

Kokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëveKokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëveKokainë e heroinë, shkatërrohet grupi i trafikantëve