“Sot u fik mëngjesi i jetës sime”, Klodiana Shala humb babain
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2022, 16:48
Sportistja e njohur, Klodiana Shala ka humbur babain ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Shala nëpërmjet një postimi në Instagram.
Krahas fotos me të atin ajo ka shkruar fjalët më prekëse për humbjen e tij.
"Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime..babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!"
View this post on Instagram