Vëzhgimi i Ora News: Koshat e mbetjeve xixë në facebook-un e Veliajt, zhul e kapicë në lagjet e Tiranës

Propaganda online e bashkisë Tiranë ka arritur deri në objektet e dopozitimit të mbetjeve. Kosha të larë xixë në facebook por në terren gjendja është e tillë.

Në këto lagje koshat e grumbullimit të mbetjeve janë të tejmbushur. Nga ana e bashkisë nuk është marrë asnjë masë për pastrimin.

Koshat jo vetëm që nuk janë pastruar por janë lënë të degradojnë duke prishur edhe imazhin atë që Veliaj duket se e ka me merak.

Tjetër problem është dhe diferencimi i mbetjeve. Në vitin 2016 Bashkia Tiranë nisi të lidhë kontatat për pastrimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane në qytet ku përmes një bashkëpunimi me bashkinë e Veronës në Itali u krijua Eco Albania.

Ajo synonte të zgjidhte problemin e mbetjeve në kryeqytet, madje dhe diferencimin, por pavarësisht premtimeve asgjë nuk ka ndryshuar në kryeqytet, duke bërë që asnjë nga kushtet përcaktuara nuk janë përmbushur.

Vëzhgimi i Ora News: Koshat e mbetjeve xixë në facebook-un eVëzhgimi i Ora News: Koshat e mbetjeve xixë në facebook-un eVëzhgimi i Ora News: Koshat e mbetjeve xixë në facebook-un eVëzhgimi i Ora News: Koshat e mbetjeve xixë në facebook-un eVëzhgimi i Ora News: Koshat e mbetjeve xixë në facebook-un e