Dita e 14 Shkurtit në Shqipëri/ "Emigrantët klientët që porosisin trëndafila me bollëk "

Shën Valentini është padyshim dita që i jep të dashuruarve shtysën  për të shprehur ndjenjat  ndaj partnerit dhe për t'i rikujtuar magjinë e dashurisë.

Por si e festojnë shqiptarët ditën e dashurisë, sa investojnë në blerjen e dhuratave, veçanërisht të trëndafilave të kuq.

Ambra, e cila punon në një dyqan lulesh, thotë se  stafi i dyqanit përgatitet një javë përpara  për ditën e 14 shkurtit dhe se emigrantët janë ata që kërkojnë më shumë sasi, më shumë trëndafila për të dashurat e tyre.

Ndër të tjera Ambra  tha në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora se një klient ka porositur 2 mijë trëndafila për të dashurën e tij për ditën e Shën Valentinit. Kjo ka qenë blerja më e madhe që kanë bërë në dyqanin e saj.

Ambra: Punojmë 1 javë para për të bërë gati përgatitjet. Gjithmonë një javë para 14 shkurtit punojmë gjatë natës për të bërë gati porositë.

Vetëm trëndafila të kuq porosisin. Tani ka dalë trendi ku lulet i vendosin në kuti me formë zemre jo me buqeta.  Ata që jetojnë jashtë vendit, emigrantët kanë  qejf të porosisin sa më shumë trëndafila, ata kërkojnë më shumë sasi. Çmenduria më e madhe që kanë bërë klientët:

Ka pasur raste kanë marrë 2 mijë trëndafila, kanë zbukuruar edhe dhomën e hotelit.