Ju flet Moska - A do ta sulmojë Rusia Ukrainën?

“A do ta sulmojë Rusia Ukrainën?” ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Nëse Rusia sulmon Ukrainën do të ketë pasojë të rënda nga shtete e tjera. Perëndimi sot ka paralajmëruar Ukrainën për sulm dhe Rusinë që të mos sulmojë.

Ndërsa presidenti ukrainas që është komedian me profesion, tregohet mosbesues si Stalini dhe i thotë perëndimit, që na jep prova që do të sulmohen nga Rusia.

Biden tha se sulmi do të kryhet ditën e mërkurë në 165 shkurt, ndërsa presidenti i ka thënë se do prova se do të sulmojë Rusia.

Në këtë mes përfiton Putini që t’i akuzojë shtetet perëndimore se po krijojnë një histeri me akuzat ndaj Rusisë për sulm të Ukrainës.

Rusia do ta pushtojë një pjesë të Ukrainës, sidomos atje ku ka rusfolës, por këtu çështja është që Putini bën llogarinë e përfitimit dhe humbjes.