“Shtëpitë e barit” në Shqipëri, Policia nis planin për shkatërrimin e “fermave” me kanabis

Vetëm në pak javë policia ka zbuluar tri banesa të përshtatura si laborator për kultivimin e kanabis sativa. Rastet e shtuara të këtij fenomeni janë kthyer në shqetësim për policinë e shtetit e cila ka angazhuar 1800 efektivë që do të kryejnë kontrolle në terren. Me qëllim shmangien e dekonspirimit, punonjësit e rendit do të verifikojnë baza apo ambiente të dyshuara për kultivim kanabisi jashtë drejtorive ku kanë emërimin.

Trafikantët po zgjedhin gjithnjë e më shumë ambientet e brendshme të quajtura ndryshe edhe shtëpi bari për kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Vëtëm në pak javë në vëndin tonë u zbuluan 3 banesa të kthyera në ambiente të tilla të cilët ishin përshtatur për të mbjellur dhe rritur lëndën narkotike.

Në 3 operacionet policia i gjurmoi kultivuesit e kanabisit përmes lidhjeve të energjisë por edhe në faturat e konsumit.

Në këto operacione në pranga, por edhe të proceduar kanë rënë operatorë të shpërndarjes së energjisë elektrike, por edhe kryepleq apo specialistë të zonës që nuk kanë denoncuar në polici aktivitetin kriminal.

Një ditë më parë një operacion u finalizua në periferi të Tiranës. Vëzhgimi disa mujor nga ana e policisë u finalizua me zbulimin e lëndës narkotikë por edhe në arrestimin e personave përgjegjës.

Rastet e përsëritura kanë shtyrë policisë e shtetit që të hartojë një plan operacional për luftimin e këtij fenomeni, i cili konsiston në angazhimin e 1800 forcave policore më qëllim identifikimin dhe arrestimin e trafikantëve.

Plani do të angazhojë 12 drejtoritë e policisë ndërsa efektivët do të kënë në dispocion edhe mjetet e nevojshme për kontroll dhe ndërhyrje.

Punonjësit e angazhuar në operacion do të ndahen në grupe të ndryshme ndërkohë që detyrat do ti kryejnë jashtë qarkut ku kanë emërimin, përshembull policët nga Tirana do të kryejnë kontrolle në një qark tjetër.

Kjo mënyrë veprimi është e zgjedhur për të shmangur mundësinë e korrupsionit apo edhe të dekonspirimit të operacionit.

Objekt kontrollesh do të jenë serat dhe mini-serat, magazinat dhe ish-objektet ushtarake, banesa të braktisura, stane apo stalla bagëtish.

Policia e shtetit tha se gjatë javës që shkoi në fushën e narkotikëve janë evidentuar 46 vepra penale, me 16 persona të arrestuar, 33 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim.

Ndërkohë për vjedhjen e energjisë elektrike ku përfshihet edhe furnizimi i shtëpive të barit janë evidentuar 13 raste, me 3 persona të arrestuar (2 prej tyre punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”) dhe 12 të proceduar.

“Shtëpitë e barit” në Shqipëri, Policia nis