Fukarenjtë ngrohen në diell, pamundësia ekonomike “ngrin” banorët e Delvinës
Rrezet e diellit ditën dhe batanijet e shtuara në netëve, janë zgjidhja e vetme për shumë banorë të Delvinës përgjatë dimrit që atje është i ftohtë. Në qytetin e varfër, shumë familje hasin vështirësi në plotësimin e nevojave më bazike.
Dimri është i ftohtë në Delvinë, ndërsa varfëria e banorëve e bën të ndjehet i ashpër.
Për shkak të pamundësive ekonomike, ngrohja për një pjesë të banorëve konsiderohet luks.
"Mirë që na jep Zoti këtë diellin që ngrohemi."
Thonë se për të ndezur pak orë ngrohëset duhet të heqin diçka tjetër nga nevojat e përditshme.
"Duhet të sakrifikosh te të tjerat."
"Në darkë e mbajmë më shumë, ditën jo."
Nevoja i ka rikthyer tek sobat me dru, të cilat duhet ta mbledhin ilegalisht në mal, pasi nuk mund ta blejnë.
"Çmimi i druve është shumë i shtrenjtë, në mal nuk të lënë të presësh."
Më të pamundurit, thonë se i ngroh vetëm dielli ditën dhe batanija natën.
"Jorgan, batanije, nuk kemi çfarë të bëjmë."
Delvina është një nga qytetet më të varfëra, ku plotësimi i nevojave bazike është një sfidë për shumë banorë.
