Basha SPAK-ut: Për incineratorët të arrestohen përgjegjësit, grup kriminal me një kokë, Ramën

Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje për mediat sot u shpreh se për incineratorët të gjitha procedurat janë bëra brenda ditës.

Ai tha se në këto veprime është i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama dhe se i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet në këtë drejtim.

Basha: Brenda ditës kanë hapur procedura, kanë lidhur kontratën apo kanë marrë mendimin e 3-4 institucioneve. Të gjitha brenda ditës. A ka shqiptarë që të besojnë se kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Ndaj donte që Komisioni të përfundonte pa dëshminë, dhe pa dëshminë e tij. Kontrata ishte 21.6 euro.

Kam një thirrje për SPAK. Puna e nisur në këtë drejtim është përshëndetur ditën e parë, por qartësisht e pamjaftueshme. Duke shprehur mbështetjen plotë të PD, opozitës, timen, ju kërkoj që të veproni pa humbur kohë për të ndaluar vazhdimin e grabitjes së parave të shqiptarëve. Vazhdimi i pagesave për këto skena krimi, është krim më vete. Pa pikë diskutimi, SPAK duhet të përdorë instrumentet e tij, në mënyrë që mos t’u paguajë asgjë këtyre grupeve kriminale. Është një grup kriminal, me një kokë. I kërkoj arrestimin e përgjegjëseve. Nuk mjafton arrestimi i bishtit, apo shpallja në kërkime të Stela Gugalljat. SPAK mos të presë që të shkarkojë shkarkimin e ministrit, dhe më pas ta arrestojë.