“Incineratorët” Basha: Nuk bëjnë incinerim, fasadë për të zhvatur para, Lefter Koka, bishti i aferës
Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje për mediat sot u shpreh se afera e incineratorët janë një krim i trefishtë.
Basha tha se anëtarët e PD-së në Komisionin Hetimor kanë bërë të mundur inspektim në këto inceneratorë dhe aty nuk bëhet incinerim.
Ai shtoi se për inceneratorin e Fierit janë paguar 28 milionë euro, për mos t’u bërë asgjë, kur pagat mësuesve iu janë dhënë në limitet e kohës.
Basha: Ky është një krim i trefishtë për inceneratorët. Krim mjedisor dhe krim ekonomik. Anëtarët e PD në Komision kanë bërë të mundur inspektim në këto inceneratorë. Sipas tyre, nuk ka incinerim, as riciklim. Por fasadë. Për inceneratorin e Fierit janë paguar 28 milionë euro, për mos t’u bërë asgjë. Pagat mësuesve iu janë dhënë në limitet e kohës. Ju kanë ngelur pa marrë 240 mijë lekë të reja. Kjo është afera më kriminale e zhvatjes së parave. Lefter Koka, bishti i aferës.
