Torra Veneciane po restaurohet, BE jep 690 mijë euro

Interpretimi digjital dhe trashëgimia kulturore do të ndërthuren së bashku në Torrën Veneciane në Durrës.

Monumenti i trashëgimisë kulturore ndër më të rëndësishmit në Durrës i është nënshtruar një rikonstruktimi të financuar nga Bashkimi Europian.

Fasada e Kullës do t’i nënshtrohet pastrimit të kujdesshëm nga bimësia dhe papastërtitë ndërsa në brendësi të saj do të realizohet nxjerrja në dritë e dyshemesë autentike prej guri, e cila do të konservohet dhe restaurohet.

Kjo ndërhyrje do t’i japë qytetit bregdetar një tjetër pikë turistike tanimë më moderne, ndërsa fondi i akorduar do të jetë rreth 690 mijë euro dhe gjtihçka pritet të jetë gati për 6 muaj.

Restaurimi i objektit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nga Bashkimi Europian, përfshin ndërhyrjen në shumë monumente të qytetit bregdetar, ndërsa shumë shpejt pritet të nisë ndërhyrja në Hamam, monument kulture i kategorisë së parë, ndërsa gjatë verës pritet ndërhyrja për rikonstruksionin e Muzeut Arkeologjik.