Danaj: Bizneset do të preken nga rritja e çmimit të energjisë, do të përballohet nga xhepat e qytetarëve

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Ilir Bajraba, Jorgi Danaj, ekspert i politikave ekonomike u shpreh se në situata me energjinë elektrike është problematike në vendin tonë.

Ai theksoi se rritja e çmimit të energjitë te bizneset do të ketë një rritje indirekte dhe do të përballohet me rritjen e çmimit te produktet dhe te xhepat e qytetarëve.

Danaj: Unë e shoh situatë shumë problematike sepse do të ndikojë në gjithë ekonominë. Bizneset duhet t’i marrin diku paratë e rritjes së energjisë elektrike. Do ndikojë tek të gjitha bizneset dhe do të arrijë deri tek qytetarët.

Kështu do të ketë një rritje indirekte dhe do të përballohet me rritjen e çmimit. Në faturë nuk do të ketë një rritje çmimi të energjisë, por ama në shportë do ta ndjejnë këtë rritje dhe në xhepat e tyre. Energjia elektrike është baza e çdo biznesi. Unë besoj se do të ketë sërish rritje çmimi të energjisë elektrike.