Bajraba: Pritet që deri në fund të vitit 2022 shifrat e inflacionit të jenë edhe më të larta

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli Ilir Bajraba, pedagog ekonomie u shpreh se në vendin tonë një inflacion i tillë nuk është i habitshëm, pasi është i pritshëm.

Ai tha se një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e pandemisë sepse gjatë pandemisë shumë fabrika dhe industri stopuan punën e tyre të zakonshme dhe u ulur kapacitet prodhuese.

Bajraba: Një inflacion i tillë nuk është i habitshëm, por është i pritshëm. Kjo pasi ka një origjinë si pandemia. Gjatë pandemisë shumë fabrika dhe industri stopuan punën e tyre të zakonshme dhe u ulur kapacitet prodhuese, por u ngrit kërkesa dhe konsumi.

Unë parashikoj që deri në fund të vitit 2022 shifrat e inflacionit do të jenë edhe më të larta. Nuk është arritur kulmi mendoj. Ne jemi të ndërvarur nga kjo ekonomi botërore. Prandaj kemi rritje të çmimit të naftës dhe gazit në vendin tonë.