“Porti i Durrësit blihet nga një fantazmë”, Balluku: Transaksionet mes kompanive normale
Pas mbledhjet se qeverisë ditën e sotme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pyetur në lidhje me blerjen e aksioneve të investitorit të portit të Durrësit nga një kompani fantazmë.
Në media u publikua një dokument ku thuhej se kompania e Muhamaed Alabar që është prezantuar si investitor i projektit të portit të Durrësit, ka shitur aksionet në një tjetër kompani fantazmë, të cilën Qendra Kombëtare e Biznesit refuzoi ta regjistrojë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se se transaksionet mes kompanive janë normale, përsa kohë ato përfshihen dhe kanë akte ligjore.
Pyetje: Është publikuar një dokument që kompania e Muhamaed Alabar që është prezantuar si investitori i projektit të portit të Durrësit ka shitur aksionet në një tjetër kompani fantazmë. Ka qenë QKB ajo që ka refuzuar ta regjistroje për shkak se nuk dihet dhe kush e zotëron këtë kompani. Keni një koment në lidhje me këtë transaksioni duke qenë se ky projekt arrin shifrën e 2 mld dollarësh?
Balluku: E para kompania statusin e ka marrë nga AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) kështu që pyetja duhet ti drejtohet asaj, nëse ju keni interes, sepse nuk shpjegohet në dy minuta. Nesër në seancën parlamentare ka një interpelancë nga deputeti Xhaferri kështu që mund ta ndiqni sepse unë do jap përgjigjet.
Sa i takon fantazmë apo jo, kjo është diçka që e thoni ju apo opozitë? Unë them se duhet të thellohen dokumentet dhe unë mendoj se transaksionet mes kompanive janë normale, përsa kohë ato përfshihen dhe kanë akte ligjore. Kështu që unë besoj se nesër do ti merrni përgjigjet.
