Të shtëna me armë zjarri, plagosen 9 policë dhe një grua. Autori i dyshuar vdes
Nëntë oficerë policie të Arizonës u plagosën të premten në mëngjes, 11 shkurt pasi një burrë hapi zjarr nga shtëpia e tij në Phoenix.
Operacioni përfundoi me gjetjen e të dyshuarit pa jetë brenda shtëpisë, sipas hetuesve.
Incidenti filloi rreth orës 2:15 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundoi rreth orës 7 të mëngjesit, tha policia.
Policia e Phoenix fillimisht iu përgjigj një raportimi të një gruaje të qëlluar në një shtëpi në zonën e 51st Avenue dhe Elwood Street - dhe i dyshuari ftoi oficerët brenda - para se të hapte zjarr dhe të godiste disa herë një nga oficerët, thanë zyrtarët e policisë.
“I dyshuari i ka zënë pritë me armë dhe e ka qëlluar disa herë”, u tha Andy Williams gazetarëve në vendngjarje.
Më pas oficerët u ndalën menjëherë pas kësaj, kur një burrë që nuk ishte i dyshuari vendosi një foshnjë në një karrocë ngjyrë rozë jashtë shtëpisë, tha policia. Policia nuk beson menjëherë se foshnja është nxjerrë në përpjekje për të joshur oficerë të tjerë.
"Një mashkull i rritur erdhi në derë duke mbajtur një foshnjë", rrëfeu Uilliams.
"Ai e vendosi foshnjën në tokë para derës së përparme dhe më pas doli drejt oficerëve kur ata filluan ta ndalonin. Po ashtu oficerët e tjerë hynë për ta siguruar atë foshnjë. Në atë kohë, i dyshuari hapi zjarr sërish ndaj oficerëve. Ai dyshohet se ka qëlluar katër oficerë të tjerë, ndërsa katër të tjerë janë goditur nga plumba të rikoshetuar ose predha, tha policia.
“Ata tentuan të negociojnë me të dyshuarin mashkull dhe në fund hynë në shtëpi dhe konstatuan se ai kishte vdekur brenda”.
Të gjithë oficerët e lënduar kanë pësuar lëndime jashtë rrezikut për jetën, tha policia. Disa oficerë mbetën në vendngjarje edhe pse ishin plagosur.
Gruaja që u raportua se ishte qëlluar ishte plagosur rëndë, tha policia. Policia beson se foshnja e përfshirë në ngjarje është fëmija i tyre. Foshnja, një vajzë, është e sigurt. Policia përfundimisht hyri në shtëpi dhe zbuloi se i dyshuari kishte vdekur nga një plagë e dukshme me armë zjarri. Hetuesit besojnë se gruaja e plagosur dhe i dyshuari kanë qenë më parë në një lidhje romantike.
